Shitet për 192 mijë dollarë veshja e Prince

Në një ankand të mbajtur të premten në Los Angeles, janë shitur rrobat e Prince që ka mbajtur të veshura gjatë performancës së këngës së tij të mirënjohur “Purple Rain”. Këto rroba janë përdorur nga artisti i ndjerë në vitin 1984. Veshja totale është dhënë në këtë ankand për 192 mijë dollarë. Kjo shitje e veshjes së Prince, vjen fill pas ankandit për kitarën e tij që u shit për 138 mijë dollarë. Veshjen e kishte ruajtur që prej vitit 1984, një artiste e ‘makeup’ dhe meqënëse vlera e saj është shtuar shumë pas vdekjes së Prince, ajo ka vendosur të shpalli ankand. Po në të njëjtin vend, u shitën edhe disa rroba nga performancat e Katy Perry dhe Britney Spears si dhe nje dorashkë ‘Swarovski’ e yllit të pop-it, Michael Jackson.

Advertisement