Tirane – Vendimi per ceshtjen Basha me 16 mars

Kolegji i Gjykatës së Lartë do të shpallë më 16 mars vendimin për kërkesat e bëra nga avokati i ministrit Basha në seancën e djeshme gjyqësore. Sipas pretendimeve të paraqitura nga avokati, Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë për të shqyrtuar këtë çështje. Nikaj i ka vlerësuar si të pa pavlefshme hetimet e Prokurorisë, duke pretenduar se afati i hetimeve ka skaduar. Pas daljes nga Gjykata e Lartë ministri Basha u shpreh se nuk do të merret me fabulat e prokurorisë. Sipas prokurorisë, Lulzim Basha në kohën kur mbante postin e Ministrit të Transporteve, në bashkëpunim me ish-drejtorin juridik të këtij dikasteri ka abuzuar me fondet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Hetimet për abuzimet me fondet nisën në fillim të vitit 2007 nga Prokuroria e Tiranës.

Advertisement