Këngëtarja Ronela Hajati duket se po bëhet gati për publikimin e një tjetër hiti. Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka treguar look-un që do të ketë në klipin e rradhës ndërsa poshtë fotografisë ka zbuluar edhe titullin e këngës, “Marre”. Por me sa duket xhirimet e klipit të ri të këngëtares janë shoqëruar me një incident. Këngëtarja gjatë kohës që ka xhiruar në terren pjesë të klipit të ri, duket se diku është vrarë. Në Snapchat ajo ka publikuar 2 fotografi ku vihen re të çara në pjesën e mjekrës dhe qafës. “Kur bëhesh copë në xhirime, o Zot sa sy kanë plasur…” – ka shkruar Ronela si diçiturë mbi fotografitë e publikuara.