Mbidoza e ilaçeve qetësuese është shkaku zyrtar i vdekjes së muzikantit Prince. Kanë qenë testet laboratorike ato që e kanë dëshmuar, lajm të cilin policia e ka referuar për “Associated Press”. “Princi i Minneapolis”, ashtu siç e thërrisnin ndryshe, u gjet i pajetë në ashensorin e shtëpisë së tij më 21 prill të këtij viti.
Në ditët më pas, Tmz.com zbuloi se jo shumë ditë para ngjarjes Prince i ishte ushtruar një trajtimi urgjent për shkak të abuzimit me ilaçet për qetësimin e dhembjeve.
E pikërisht kjo arsye e çoi këngëtarin legjendar drejt vdekjes, sipas asaj që raporton policia.