Historia e Missy-t në ekranin e madh

Reperja është duke planifikuar një biografi vizive që do të tregojë arritjen e famës që prej viteve 1990. E kaluara e saj ka qenë vërtetë e vështirë. Në moshën 8 vjeçare është përdhunuar nga një kushëri e gjithashtu ka parë të ëmën që dhunohej nga i ati e që i drejtonte dhe armën. Pas dy dekadash në biznesin muzikor, si e vetmja repere me 6 albume të platintë, Missy vendos të rrëfejë gjithçka mbi jetën e saj në një film. “Po ndodh vërtetë. Jam duke kërkuar një shkrimtar të mirë, pasi nuk dua që historia ime të “shplahet”. Kam kaluar shumë gjëra, kam vuajtur shumë dhe dua që njerëzit t’a marrin vesh se si kanë shkuar gjërat në të vërtetë”,- ka thënë Missy Elliot për botimin amerikan të ELLE.

Advertisement