Kelis këndon për Milkshake, por nuk ka bërë kurrë një të tillë

Kelis, e cila arriti famën me hitin e saj të vitit 2003, “Milkshake”, pranon se nuk ka bërë kurrë një milkshake.
“Nuk besoj se kam bërë ndonjëherë milkshake”, ka thënë 36-vjecarja në një intervistë për The Guardian, kur u pyet se cfarë do të mund të përmbante një milkshake i bërë prej saj.
Megjithatë ajo ka thënë se preferon pije më të shëndetshme.
“Dje bëra një smoothie, me pudër proteinash, spinaq, portokall dhe akull, pak mjalt dhe ujë kokosi”, ka thënë ajo.
Këngëtarja vendosi të largohej nga muzika për të ndjekur shkollën e kuzhinës në vitet 2006-2010 si dhe për të sjellë në jetë djalin e saj, Knight, i cili sot është 6-vjec.
Në 2014-ën ajo publikoi albumin e saj “Food”.

Advertisement