Të gjithë me duart lart!

Disku do të mund të blihet duke filluar nga 25 shtatori dhe do të mbajë etiketën e Universal Music Latino. Ky album është i katërti për këngëtaren që ka fituar shumë çmime e ka qëndruar në majë të klasifikimeve e shitjeve në mbarë botën. Falë këtij projekti Nelly do të realizojë ëndrrën e saj për të kënduar në gjuhën spanjolle, pas bashkëpunimit dhe me artistë latinë si Juanes dhe Calle 13. “”Mi Plan” është albumi im i parë i tëri në spanjisht. Këngët flasin për dashurinë dhe jetën e përditshme. Artistët që kanë bashkëpunuar me mua i kanë dhënë një prekje origjinale soundit të albumit. Jam shumë krenare që kam punuar me skuadrën e Universal Latino për këtë projket të ri”,- ka thënë Nelly Furtado.

Advertisement