Shumë nga personazhet e showbizz-it shqiptar i kanë nisur pushimet, dhe njëra prej tyre është edhe këngëtarja Fjolla Morina. Fjolla po shijon pushime familjare me vajzën e saj të vogël dhe me nënën e saj. Këngëtarja kosovare është një nënë e përkushtuar dhe shpesh e kemi parë të postojë video me fëmijët në rrjetet sociale. Në një video të postuar pak më parë në Snapchat, Fjolla e shoqëruar nga e ëma dhe vajza e vogël, Alayah, tregon se po shijon momentin në plazhet e Turqisë.