Gwen Stefani i ka treguar të gjithë fansave të saj se si duket kur zgjohet në mëngjes dhe pa makeup, dhe duhet thënë se ajo është e mrekullueshme.
46-vjecarja shfaqet në foto pa makeup-in që jemi mësuar ta shohim, me syrin me bisht dhe buzët e kuqe.
Stefani e ka treguar gjithnjë dashurinë e saj për makeup-in, madje e ka kthyer edhe në një biznes.
Bashkëpunimi i saj me Urban Decay ka hedhur në treg katër lloje buzëkuqësh që mbajnë firmën e këngëtares.