Serena Williams flet për pjesëmarrjen në klipin e Beyonce-s

Kampionia botërore në tenis, Serena Williams, ka folur për Billboard rreth pjesëmarrjes në videon e këngës “Sorry” të albumit të gjashtë të Beyonce, “Lemonade”. “Ajo më tha që donte që unë të kërceja sikur të isha komplet e lirë dhe sikur askush nuk do të më shihte. Sigurisht, nuk ishte edhe aq e thjeshtë në fillim, po më pas filloi të lehtësohej… Mendoj se kënga në fjalë është e fuqishme dhe argëtuese në të njëjtën kohë”, thotë Williams. Serena është pjesë e videos që bëri bujë jo vetëm për shkak të “Becky”-t, por edhe për shkak të tekstit të këngës.

Advertisement