Jay Z do tregojë versionin e tij të ngjarjeve… me një album

Me sa duket edhe Jay Z do të bëjë një “limonatë”.
Burime pranë rreperit kanë treguar për US ëeekly se 46-vjecari po punon aktualisht për albumin e tij të ri, jo rastësisht, por për të treguar versionin e tij të ngjarjeve lidhur me thashethemet për problemet në martesën e tij 8-vjecare me Beyonce.
Ishte 34-vjecarja ajo që rreth një javë më parë publikoi albumin e saj “Lemonade” duke tronditur fansat, pasi në cdo këngë këndohej për tradhëtinë në cift dhe faljen, cka kulmonte me shfaqjen e imazheve të saj dhe Jay Z.
Edhe pse disa prej fansave këmbëngulin se albumi nuk ka lidhje me jetën e saj, disa burime të brendshme kanë thënë se këngëtarja ka thënë cdo të vërtetë në album.
Sipas thashethemeve Bey dhe Jay ishin shumë pranë ndarjes në 2014-ën, kur ndodhi edhe incidenti i famshëm mes motrës së Beyonce, Solange dhe Jay Z, të cilët u grindën në ashensor.
Sipas lajmeve të asokohe, Solange kishte sulmuar rreperin pasi ai kishte flirtuar me stilisten Rachel Roy.

Advertisement