Të jetosh si “Mbreti i Wall Street”, në shitje apartamenti më luksoz në New York

Ka dalë në shitje shtëpia super luksoze, me 20 dhoma, ku dikur jetonte ai që njihej si “Mbreti i Wall Street”, financiaerit John Gutfreund, me një cmim prej 120 milion dollarësh.
Në apartamentin e ndodhur në Fifth Avenue ka jetuar Gutfreund me bashkëshorten e tij, Susan.
Apartamenti me një sipërfaqe mbi 1000 metër katror është duplex, në katin e shtatë dhe të tetë.
Sipas The Wall Street Journal, apartamenti ka edhe një galeri artesh dhe një qilar verërash.
Tre dhoma gjumi janë në katin e parë së bashku me tre dhoma për punonjësit, kuzhinës, një holl për shërbyesit, qilari i verërave si edhe një magazinë.
Në katin e sipërm ndodhet galeria dhe holli kryesor me dy oxhaqe.
Ndërtesa ku ndodhet apartamenti është ndërtuar në 1931 dhe ka 24 apartamente.
Apartamenti i nxjerrë në shitje është apartamenti më i madh që ndodhet në Fifth Avenue, ndërsa vlerësohet edhe si apartamenti më i shtrenjtë i Nju Jorkut.