Kosove – Mujota merr pjese ne Grupin Drejtues Nderkombetar per Kosoven

Në Vjenë të Austrisë është mbajtur takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, në të cilën mori pjesë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota i shoqëruar nga Sabri Kiçmari, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë. Ministri kosovar Mujota ka njoftuar pjesëmarrësit për zhvillimet në Kosovë një vit pas shpalljes së pavarësisë, ndërtimin e kapaciteteve shtetërore në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm për punën e Ministrisë dhe ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Advertisement