Blushi: Referendumi, qesharak

Një një prononcim për mediat, deputeti Ben Blushi tha se referendumi që u mbajt më 9 prill, kishte një pjesëmarrje shumë të ulët. Gjithashtu ai theksoi se ky referendum ishte qesharak dhe votimi në të u bë “alla shqiptarçe”. Më tej, Blushi tha se ka kërkuar të dorëzohen materialet zgjedhore pasi nuk ka asnjë rezultat me shifra konkrete. Sipas tij, ka vetëm një rezultat përfundimtar por procedura deri tek rezultati mbetet enigmë. Në përgjigje të tij, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci, ka thënë se cështja e referendumit është tashmë një cështje e mbyllur dhe se kolegu i tij Blushi duhet ti bëjë kërkesë Komisionit Zgjedhor të Partisë, sa i takon materialeve zgjedhore.

Advertisement