Referendumi i PS, voton Edi Rama

Mbi 81.000 socialistë janë thirrur këtë të shtunë në referendum për të shprehur verdiktin e tyre nëse mandati i krytarit të PS është legjitim apo jo.

Në të gjithë Shqipërinë janë hapur 385 qendra votimi në të cilat deri në orën 16:00 baza socialiste do të duhet t’i japë përgjigje pyetjes “Kur PS është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?

Advertisement

Në njësinë administrative Dajt votoi kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama i deklaroi medias se ai kishte besim që anëtarësia do të shfrytëzojë këtë instrument demokratik për t’u shprehur për një çështje të brendshme të PS duke paralajmëruar mbajtjen e tjera referendumeve në të ardhmen.

“Dua të them se kjo është e para, por nuk është e fundit herë që ne do të përdorim edhe referendumin për të zgjeruar hapësirat e pjesëmarrjes dhe aksesin në vendimmarrje e çdo anëtari dhe anëtareje të partisë sonë në një proces që është me rëndësi të veçantë pasi PS është rihapur, po zgjerohet dita-ditës, po rritet me anëtarë të rinj. Kemi sot një trupë të ripërtërirë dhe me pothuajse fare fiktivitet, pasi kemi bërë një betejë kundër anëtarësisë fiktive dhe vazhdojmë të punojmë për objektivin që në 25-vjetorin e vetë lindjes së PS të numërojë 150 mijë anëtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë”, deklaroi Rama.