FMN mbyll vizitën në Shqipëri me parashikime optimiste

????????????????????????????????????

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i dha fund vizitës dy javore në Shqipëri me konkluzionin optimist se ekonomia e vendit vazhdon të përshpejtojë ritmet e rritjes.
Në konferencën e përbashkët për shtyp shefja e misionit Tuladhar sëbashku me auoritetet shqiptare ekonomisë nënvizuan se rritja reale ekonomike për vitin 2016 parashikohet 3.4 për qind . Ministri shqiptar i financave Ahmetaj tha se kjo rritje mbështetet nga përmirësimi i konsumit të brendshëm, rritja e fluksit të investimve të huaja dhe një ambient i favorshëm për investime nga sektori privat.
FMN nga ana e saj vlereson se konsolidimi fiskal vazhdon, ndërkohë që mbeshtet politikat aktuale monetare. Sistemi bankar shfaqet i qendrueshem dhe likuid, por kerkohet nje ulje e metejshme e kredive te keqija.
Sipas zonjës Tuladhar kryesisht kjo mbeshtetet nga investimet direkte në sektorin energjetik dhe nga investimet e huaja. Inflacioni vlerësohet i ulët, nën 2 përqind, kryesisht prej rënies së çmimit të artikujve ushqimore dhe rënies së çmimit të karburanteve.
Misioni i FMN-së nisi vizitën në Shqipëri para dy javësh, ku ka zhvilluar takime intensive edhe me zyrtarë të lartë. Vizita e misionit vjen pas miratimit të kësteve të radhës të kredisë që bordi i FMN miratoi për qeverinë shqiptare, duke i hapur rrugë disbursimit të këstit të tretë prej 72.4 milionë euro dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.

Advertisement