Pak ditë më parë Kate Moss shiti makinën e saj, një Mercedes të zi. Por përpara se t’ia dorëzonte çelësat pronarit të ri, supermodelja harroi të hiqte kokainën që ndodhej në të.

Substanca u gjet e mbështjellë me një copë gazete, nga një burrë i cili po e pastronte makinën pasi ajo e kishte shitur.

Advertisement

Lajmi u konfirmua nga policia për mediat britanike, megjithatë sipas autoriteteve, nuk ka prova për të vërtetuar se droga ishte e 42-vjeçares, mbi të gjitha pasi makina ka kaluar në duart e disa tregtarëve.