David dhe Victoria Beckham, dedikim për mamatë

David dhe Victoria Beckham kanë zgjedhur rrjetet sociale për të treguar dashurinë e tyre për mamatë, duke ndarë me fansat disa foto të fëmijërisë së tyre.
David ka postuar foton me mamanë e tij, Sandra, duke shkruar: “Ti ke qenë fansja ime më e madhe që prej ditës së parë. Mbështetja, sinqeriteti dhe dashuria jote e palodhur jo vetëm për mua dhe motrat e mia, por edhe për nipërit e mbesat e tu, tregon se cfarë personi je… një njeri shumë bujar… faleminderit që je mamaja ime.”
Ndërkohë edhe Victoria ka deklaruar dashurinë e saj për mamanë duke shkruar: “Ti më frymëzon cdo ditë dhe të dua shumë.”
Nga ana tjetër, Victoria edhe ka marrë urime.
Djali i saj i madh, Brooklyn, ka shkruar: “Ti më do, më mbron dhe më frymëzon cdo ditë. Të dua shumë.”

Advertisement