Ky është alarmi që ka lëshuar muzikanti Ignacio Varchausky, kontrabasist dhe themelues i grupit të tangos kontemporane “El Arranque”. Ai mendon se pa interesin e shtëpive diskografike, kjo muzikë po zhduket gjithnjë e më tepër. Ignacio propozon që të dixhitalizohen të gjithë këngët e vjetra të regjistruara në vinile dhe kaseta. Regjistrimet tango që mendohet të kenë humbur deri më tani arrijnë në 3 000.