Modelja e Victoria’s Secret ka surprizuar kur është ngjitur në skenë për të kënduar së bashku me dy nga pjesëtarët e bandës së njohur muzikore Backstreet boys.
Ajo performoi hitin e tyre “Larger than life” që është realizuar në vitin 1999 kur Gigi ishte vetëm 4 vjeç.
Supermodelja e cila ishte veshur e gjitha me lëkurë të zezë, mori mikrofonin për të kënduar së bashku me Nick Carter dhe A.J. McLean.
Më herët Gigi ishte pjesë e videos muzikore të të dashurit të saj Zayn Malik për këngën “Pillowtalk”.