Megan Fox dhe frika nga takimet e reja

“Të qenurit single më bën nervoze. Është e frikshme. Dua që i dashuri im i radhës të jetë i ndershëm, i sinqertë dhe me humor”,- ka thënë bukuroshja. Bashkëprotagonisti i “Transformers”, Shia LaBeouf është i bindur se aktorja sexy nuk do rrijë shumë gjatë single, madje vetë ai do të rreshtohet në listën e të dashurve potencialë: “Padyshim që do dilja me të. Është shumë ë bukur, është e mrekullueshme”,- ka thënë ai.

Advertisement