Një alternativë shumë e mirë ndaj masazhit tradicional me gura në nxehtë. Ndërkohë që gurët duhet të ngrohen me elektricitet, guackat ngrohen vetë. Duhet thjesht t’a shihni, ndjeni e besoni. Gjithçka duhet është një LavaGel, një kombinim i ujit të kripur aktivizues me kripëra minerale dhe alga, të cilat vendosen në qendër të guackës duke e ngrohur kështu nga brenda. Terapia e guackave ofron një masazh intensiv rehatues, ku ekspertët punojnë me krahët, stomakun, këmbët, shpatullat, qafën dhe kurrizin. Nxehtësia që mbartin guackat bëjnë të mundur punimin e muskujve të thellë, duke çliruar tensionet dhe stresin.