Taylor Swift ka fituar një trofe me gishtin e mesit

Friday, December 5, 2025

Vetëm dy ditë pasi fitoi tre cmime Grammy, Taylor Swift ka marrë në shtëpi një tjetër cmim.
“Dua t’ju falenderoj që më votuat për NME International Solo Artist. Cmimin e mora me poste por dua ta them sinqerisht: kur e hapa kutinë mu duk pak agresive”, ka thënë këngëtarja në një video-mesazh që u transmetua gjatë ceremonisë së ndarjes së cmimeve.
Më pas Swift tregon cmimin, që në fakt është një statujë e artë e një dore që tregon gishtin e mesit.
“Por më pas mësohesh me të”, ka vijuar Swift duke treguar se tashmë cmimi kishte një vend në një prej rafteve të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -