“Dy janë kushtet për lindjen e një shteti palestinez, kushti i parë është carmatosje të garantuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe kushti i dytë është që shteti i ri palestinez të njohë Izraelin si shtetin e popullit hebre”. Njohja nga palestinezët e Izraelit si shtet hebre tashmë është një kërkesë e bërë në të kaluarën dhe e kundërshtuar nga presidenti, Abu Mazen. Fjalët e Netanyahu konsiderohen si përgjigje ndaj fjalimit të presidentit të SHBA-ve Barack Obama drejtuar muslimanëve në 4 qershor në Kairo, në të cilën kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte konfirmuar se njohja e shteteve ishte mundësi të vetme për zgjidhjen e paqes.