Sipas Blushit, ekonomia e vendit është më e rrënuar se kurrë në këto 4 vite, pasi Kryeministri mendoi më shumë për pasurimin e familjes të tij. Ben Blushi, kërkoi që më 28 qershor, i gjithë qarku i Korçës, të votojë Partinë Socialiste. “Vajza apo djem që rriten në fshat, me dëshirën për të mbetur këtu, kur shohin se sa e vështirë është, kur shohin se fshati bllokohet 3 apo 4 muaj nga dimri, e pastaj duhen 3 apo 4 muaj për të rregulluar jetën në verë apo në vjeshtë. Këta rriten me dëshirën për të ikur nga fshati. Ti thoni kujtdo që sot jeton në emigracion, në rast se do të investoj apo të ngrejë një agrobiznes, se pas 28 qershorit, për 3 vite me radhë, nuk do të paguaj asnjë taksë” tha Blushi.