Në fjalën e tij Dule e vuri theksin tek papunësia dhe reformat e rëndësishme që do të ndërmerren nga qeveria e re pas 28 qershorit. “Nëse ka një ideal që ja vlen të sakrifikohet është e ardhmja e fëmijëve tanë. Cila është kjo e ardhme? Është Bashkimi Europian, dhe ne nuk e kemi fshehur angazhimin tonë për evropianizimin e vendit”, theksoi kreu i PBDNJ-së Dule.