Rreperi DMX, sipas raportimeve të TMZ, është shtruar në spital.
45-vjecari është gjetur pa ndjenja në parkimin e një hoteli pas problemeve që ka patur me azmën.
Sipas informacioneve, këtë periudhë ai ka qenë i sëmurë me bronkit ndërsa shpesh herë ankohej se nuk mbushej dot me frymë.
Sipas TMZ, DMX në momentin që është gjetur nuk kishte puls, por fatmirësisht tashmë është në gjëndje të stabilizuar.