Gwen Stefani së shpejti me album të ri

Gwen Stefani duket se po përgatitet për të sjellë një album të ri muzikor.
Këngëtarja ka zbuluar listën e këngëve që do të përmbajë albumi i saj më i ri.
Duket se ai do të ketë 12 këngë, një prej të cilave është dhe “Used to Love You”.
Në Nëntor, gjatë promovimit të këngës së saj më të re, Stefani kishte thënë në një intervistë radiofonike se tema e albumit do të ishte humbja e dashurisë.

Advertisement