Kanye West ka ndryshuar për të katërtën herë titullin e albumit të tij “Waves”.
Këtë gjë, ai e ka konfirmuar përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Twitter”, ku tregon versionin më të ri të emrit të albumit.
“T.L.O.P”, kështu ka vendosur ai ta titullojë albumin e tij, duke e shoqëruar lajmin edhe me një foto nga studioja e regjistrimit.
Por, ajo çfarë mbetet për t’u zbuluar saktësisht është kuptimi i këtij emri që artisti ka zgjedhur.