Është zhvilluar dje një ndër eventet më të shumëpritur në kontinetin amerikan, ndeshja e Super Bowl 50.
E krahas emocioneve sportive, të përballjes mes Carolina Panthers dhe Denver Broncos në Santa Clara të Kalifornisë, një pjesë e madhe e audiencës ishin në pirtje të performancave muzikore, që zhivillohen gjatë kësaj ngjarje.
E para ishte Lada Gaga, e cila këndoi himin kombëtar amerikan, në një intepretim shumë të ndjerë që emocionoi. 29 vjeçarja, ka konfirmuar dhe angazhimet e saj për të kënduar në dy mbrëmje të mëdha, atë të ndarjes së ccmimeve “Grammy” dhe “Oscar 2016”.
E në pushim të ndeshjes, ka ardhur më në fund momenti i shumë pritur. Të parët që janë ngjitur në skenë ka qenë grupi “Coldplay” i udhëhequr nga lideri i tyre Chris Martin. Grupi britanik ka intepretuar hitet e tyre, këngë si “Vida la Vida”, “Paradise”, “Adventure Of A Lifetime”, etj.
Një ndër të ftuari suprizë ka qenë dhe këngëtari Bruno Mars, që ka entuziazmuar publikun me një ndër hitet e momentit, “Uptown funk”
Dhe ëmbëlsira për në fund. Skenës i është bashkuar mbretëresha Beyonce. Ajo dhe Bruno Mars kanë intrepretuar një mix mes këngës së saj të re “Formation” dhe “Uptown Funk”, duke u ndeshur me beteja kërcimi.
Ndërkohë gjatë ekzekutimit të performancës së saj, Beyonce së bashku me formacion e saj të balerinave, kanë dhënë dhe një mesazh.
Gjatë kërcimit ato kanë shënuar me duar një X, në nder të njeriut që luftoi për të drejta të barabarta të njerëzve më ngjyrë në Amerikë, Malcom X.