Mark Zuckeberg i mëson vajzës notin

Mark Zuckeberg, ka filluar që në muajt e parë të jetës t’i mësojë vajzës së tij Maxima, notin.

Vetë krijuesi i Facebook, ka shpërndarë në rrjet një foto me të bijën 2-muajshe, ku ai është futur në ujë dhe në dorë mban vogëlushen e tij, e cila duket e adhurueshme.

Advertisement

E kotë të themi që postimi për shumë pak orë ka marrë mbi 1 milion pëlqime dhe 21.000 komente.

Edhe pse shumica e ekspertëve nuk rekomandojnë që fëmijët të notojnë në moshë kaq të vogël, duket se vogëlushja është mëse e sigurtë në duart e babait.

Që kur ka ardhur në jetë, Zuckenberg dhe bashkëshortja e e tij Priscilla Chan, nuk kanë qenë të rezervuar në shfaqjen e fotove të vajzës së tyre, në publik.