Sophia Loren, imazh i D&G

Ikona e bukurisë Sophia Loren është shfaqur në fushatën e re publictare për shtëpinë italiane të modës Dolce & Gabbana.

Ylli i kinematografisë është përzgjedhur për të reklamuar parfumin e ri, “Dolce Rosa Excelsa”, në një fushatë të konceptuar si film me 3 akte.

Advertisement

Reklama tregon fituesen e  çmimin “Oscar”,që bashkë me 5 djemtë e saj kthehet në pronën e tyre të vjetër në Siçili, për t’i risjellë shkëlqimin.

Në pjesën e parë të reklamës të quajtur “Rilindja”, Sophia shfaqet duke punuar bashkë me djemtë e saj për riparimin e vilës.

Me regji të Giuseppe Tornatore, kjo fushatë nuk është bashkëpunimi i parë i Loren me Dolce & Gabbana.

Shtatorin e kaluar 81-vjeçarja u bë imazhi i “D&G” për buzëkuqin që mbante emrin e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=-AGH0Ilb17c