Telashe për Joss Stone

Joss është e gatshme të paguajë më tepër se 2 milion euro për t’u çliruar nga detyrimet kontraktuale që e lidhin me këtë etiketë diskografike. Ndërkohë kjo e fundit do të denoncojë Stone, pasi sipas kontratës duhej t’a kish dorëzuar masterin e albumit të ri “Colour me free” 31 dhjetorin e shkuar, por deri tani nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në vitin 2006 Joss ka marrë rreth 8 milion euro për 4 albume, por tani asgjë nuk është e sigurt. Albumi “Colour me Free” duhej të dilte në treg në Korrik 2009, por duke parë problemet mund të ketë vonesa të mëtejshme.

Advertisement