Aktorja e famshme hollivudiane, Jennifer Lawrence, ka folur për herë të parë për kushtet në të cilat ka jetuar përpara se të shndërrohej në një yll.

Fituesja e çmimit “Oscar” u largua në moshën 14-vjeçare nga shtëpia e prindërve, në përpjekje për t’u futur në rrugën e aktrimit në New York.

Advertisement

Në një intervistë për “Vogue”, Lawrence rrëfeu se jetonte në kushte të mjerueshme. 25-vjeçarja tha se banonte në një apartament të vjetër dhe të mbushur me minj.

“Kisha një apartament të tmerrshëm, ishte i mbushur me minj”, tha aktorja.

Lawrence është sot femra më e paguar në Hollywood, 52 milionë dollarë të ardhura në 2015.