Dashi: Mendimi sot shkon për punën sidomos nëse thashetheme alarmuese ju shqetësojnë. Këto janë shqetësime të kota sidomos nëse keni një plan B. Mos i besoni personave që i zmadhojnë gjërat dhe flasin pa e ditur dinamikën e saktë të ngjarjeve. Mund të keni të papritura në fushën e dashurisë: mos humbisni mendjen pas një personi që është i lidhur. Kujdes paratë në dalje.

Demi: Falë tranzitit të Hënës në shenjën tuaj do të keni një ditë frizante dhe të lëvizshme. Do të spikasë shpirti juaj i iniciativës, vitaliteti, ndihma. Do të punoni për të realizuar një dëshirë dhe të jetoni eksperienca të reja. Jeni stabël në çift? Do të arrini të ripërtërini raportin me partnerin me interesa të reja dhe do të ripërtërini rutinën me gjetje kurioze dhe plot fantazi.

Advertisement

Binjakët: Nuk do të pëlqeni t’i thyeni rregullat, përkundrazi do të dëshironi t’i ndiqni me rigorozitet ato në mënyrë që të shmangni armiqësi të bezdisshme në ambjentin tuaj. Përpiquni të jetoni me më pak kufizime raportin me njerëzit e dashur, duke ju dhënë atyre më tepër liri. Merrni pak hapësirë për veten tuaj, lërini pas krahëve mendimet negative dhe shijoni kënaqësinë e një shëtitjeje apo leximi.

Gaforrja: Hëna tek Demi ju jep kurajo, pikërisht ajo që ju duhet për të kaluar pavendosmërinë tuaj dhe përballuar një situatë. Në ambjentin profesional është e kotë të shtireni: nëse nuk ndani udhëzime dhe metoda, flisni hapur. Në fushën sentimentale çdo gjë shkon për mrekulli: yjet premtojnë shumë gëzim nëse jeni në çift por edhe nëse jeni singëll.

Luani: Në çështjet private rrezikoni të bëni një hap para e një prapa. Ndaloni, reflektoni dhe sqarojini një herë e mirë idetë. Në familje ka ardhur momenti që të merrni parasysh edhe nevojat e të tjerëve dhe të përpiqeni t’i lidhni me tuajat. Kuptimi në çift nuk do të jetë perfekt, ritmet dhe shijet sot nuk do të jenë në sintoni: mos humbisni në detaje të parëndësishme.

Virgjëresha: Pranoni pa hezituar ftesat e Hënës për të gjetur hapësira për veten, jashtë impenjimeve dhe rutinës. Atmosfera është e gjallë dhe e paparashikueshme: ideale për të jetuar një ditë plot mundësi. Moment i shkëlqyer në dashuri, sidomos nëse do të dini të hiqni dorë nga zakone të vjetra apo nga skema sjelljesh që nuk kanë përse të ekzistojnë.

Peshorja: Jeni të vendosur gati kokëfortë: mos u kurseni, impenjohuni për të marrë rezultatet e paracaktuara pasi nuk jeni aspak të gatshëm të kënaqeni me më pak se ajo që mendoni se ju takon. Mund të jetë një moment i mirë profesional nëse do të dini t’i luani mirë kartat tuaja. Biznese të mira. Kuptimi me partnerin do të jetë shumë i kënaqshëm.

Akrepi: Me kalimin e Hënës tek Demi sot parashikohet një ditë pak gri dhe zhgënjyese për ju që jeni mësuar me emocione të forta. Nëse ju ngushëllon dijeni që do të keni aq shumë gjëra për të bërë saqë orët do të kalojnë pa u ndjerë. Ka disa aspekte në lidhjen tuaj që nuk ju kënaqin, por nuk mund të mohoni që stabiliteti afektiv në disa momente është sigurues.

Shigjetari: Sot do t’i bëni më së miri detyrat tuaja dhe me precizion të lartë:  Hëna është në fushën tuaj të gjashtë. Do të jeni shumë bindës. Nëse kërkoni sukses, mund t’a gjeni sidomos nëse puna ju çon në kontakt me njerëz të tjerë. Dhurojini vetes një masazh relaksues.

Bricjapi: Duke fshirë ndjesinë e paqëndrueshmërisë së ditëve të fundit, Hëna mike tek Demi ju lehtëson mënjeherë. Gatishmëria me të cilën do të lidheni me të tjerët do t’a bëjë këtë ditë konstruktive nga shumë pikëpamje. Nëse personi i dashur nuk ndihet në qendër të vemendjes suaj, provoni t’a siguroni atë me impulse romantike dhe gjeste me qartësi të pagabueshme.

Ujori: Pakënaqësi të vogla edhe pa ndonjë shkak të caktuar. Fajtore për këtë është Hëna tek Demi, në kuadraturë që ju bën të dëshironi të pamundurën. Evitoni hapa të guximshëm në punë dhe në çështjet financiare. Sensualitet dhe ndjenja të thella në fushën e dashurisë, por sot jeni pak dembelë në manifestimin e tyre: në vend që të përkëdhelni preferoni t’ju përkëdhelin.

Peshqit: Do të ishte mëkat i madh të qëndronit mënjanë dhe të linit t’ju vjedhin skenën, ndaj lëvizni dhe merreni situatën në dorë. Moment gazoz falë bashkëpunimit të yjeve. Çdo gjë ju duket e mundur, e bëshme! Dashuria nuk gjen hapësirë të madhe: sot jeni totalisht të përthithur nga miqtë me të cilët do të improvizoni një mbrëmje të pazakontë.