Dashi: Sot yjet ju këshillojnë që t’a merrni ditën pak me ngadalë, të mos shpenzoni shumë energji dhe pritshmëri pasi dita do të jetë pak nën ton. Mund t’a gjeni veten në situata të pakëndshme ku impenjoheni shumë dhe arrini pak dhe kjo është vërtetë frustruese. Bëni gjithçka është e mundur si për të mbajtur një formë të mirë trupore ashtu edhe për të plotësuar dëshirat e partnerit.

Demi: Hëna harmonike me shenjën tuaj, ju garanton humor të mirë. Parashikohen mundësi dhe shpërblime për të gjithë ata që punojnë në marrëdhënie me publikun, lëvizje në tregëti: aftësitë që tregoni nuk janë dosido. Llogaria bankare për shumë prej jush është stabël, ndoshta do të ketë rritje. Jeni beqarë dhe në gjueti? Panorama ofron shumë “egërsi”.

Advertisement

Binjakët: Do të vini dorë në shumë çështje pa mbyllur as edhe një prej tyre duke harxhuar kështu thjesht kohë dhe energji. I gjithë faji është i Hënës, që limiton fushën tuaj të veprimit. Mund të ngushëlloheni nga dashuria. Në fakt gjithçka shkon më së miri: keni ndjesinë se jeta jua sentimentale mbështetet në baza të forta.

Gaforrja: Falë trekëndëshit të Ujorit mes Hënës tek Peshqit dhe Diellit në shenjë, dita do të jetë një karozel i vërtetë emocionesh përvëluese. Një takim i papritur apo rastësi e çuditshme mund t’u japë një kthesë të papritur projekteve tuaja. Në aspektin e ndjenjave era do të fryjë në favorin tuaj, me kusht që të mos i transformoni ndjenjat në dëshirë për të dominuar.

Luani: Dëshira juaj për të reja do të gjejë zbatim në një rast shumë interesant profesional që nuk do të lini t’ju ikë nga duart. Merruni edhe me çështje ekonomike, duke ndjekur me më tepër mençuri financat tuaja. Shmangni vendet e ndotura, ambjentet e mbipopulluara dhe mos abuzoni me ilaçet: për ndonjë shqetësim të vogël përdorni terapi natyrale.

Virgjëresha: Përgatituni për ndonjë tension në çift si pasojë e ndonjë xhelozie apo ndonjë diskutim të zjarrtë mbi argumenta të ndonjë familjari. Ndoshta kohët e fundit i keni lënë pak pas dore detyrat dhe sot partneri do t’ju paraqisë faturën. Projektet tuaja inovatore nuk do t’i pëlqejnë shumë një personi me rëndësi? Besojini gjykimit të tij dhe bëni disa rregullime të vogla.

Peshorja: Hëna e sotme ju karikon me energji dhe krijimtari: pikërisht për këtë keni nevojë për të përfunduar me sukses impenjimet tuaja. Përpiquni të zgjeroni gamën tuaj të interesave duke ju dedikuar edhe aktiviteteve krijuese. Do të kultivoni një raport me shumë dashuri dhe pasion në çift, impulset tuaja do të jenë reciproke dhe me të njëjtin intensitet.

Akrepi: Sot nuk ju dëmton asgjë: jeni në rrugën e suksesit që do t’ju bëjë të merrni rezultate të paimagjinueshme. Do t’ju ofrohen mundësi për të cilat keni kohë që mendoni në fshehtësi: nëse do të dini të tregoni vlerat tuaja do të mund të arrini shumë më tepër nga ç’kishit shpresuar. Nëse jeni duke jetuar një histori të rëndësishme dashurire bëni diçka speciale për partnerin. Takime të këndshme.

Shigjetari: Përvishni mëngët dhe përpiquni që të bëni më të mirën përpara një situate të keqe: duke përzier diplomacinë dhe dinakërinë do të rifitoni shpejt. Shfrytëzojini aftësitë tuaja dhe studioni lëvizjet e radhës për të mundur konkurencën.  Nëse keni ndonjë shqetësim në stomak  lidhur me tretjen jo të mirë, frutën e gjallë pas ushqimit zëvendësojeni me të pjekur.

Bricjapi: Duke shëtitur nëpër internet mund të gjeni një udhëtim të minutës së fundit me çmim fantastik: mos hezitoni, është një rast për të mos u humbur. Si alternativë futjuni punës për të organizuar një takim me ish kolegë apo shokë shkolle. Do të takoni dikë që do t’ju përfshijë: pa bërë shumë iluzione kultivojeni këtë raport në emër të miqësisë.

Ujori: Hëna në fushën e dytë (atë të financave) kundërshtare me Jupiterin, sinjalizon për dalje të mëdha parash. Kijeni parasysh këtë nëse keni në plan të dilni për të bërë pazare për festat: ka shumë mundësi që të përballeni me ndonjë të papritur dhe t’a shpenzoni të gjithë buxhetin fillestar. Në mbrëmje, dëfrimet e ëmbla e pasionale do t’i bëjnë shumë mirë zemrës suaj.

Peshqit: Do të lodheni jo pak për t’u përshtatur me ndryshimet reth e rrotull jush dhe nuk do t’a fshihni irritimin përballë personave që keni pranë. Në vend që të ligështoheni  sforcohuni që të shihni anët pozitive te situatës. Do të ketë turbullira të cilat fillimisht do t’ju mërzisin e më pas do t’ju bëjnë të jeni jo tolerant ndaj partnerit.