Mariah Carey dhe ish-bashkëshorti, bashkë për festa

Mariah Carey dhe ish-bashkëshorti i saj, Nick Cannon, janë ribashkuar për festat e fundvitit.
Çifti, i cili u divorcua një vit më parë, kaluan disa kohë me fëmijët, djalin Moroccan, 4-vjeç, vajzën Monroe dhe gjyshen, Beth Gardner.
Në një interviste për Ellen DeGeneres Show, 35-vjeçari ka thënë se është argëtuar së shumti me familjen e bashkuar.
“Është dashuri pa kushte, fëmijët e dinë që mami dhe babai e duan njëri-tjetrin ende, por më e rëndësishmja është që i duam kaq shumë ata”, ka thënë Nick Cannon.

Advertisement