Ja çfarë gatuan Armina Mevlani për Shkëlzenin

Një nga çiftet më të lakuar në showbiz-in shqiptar, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kanë kohë që kanë nisur bashkëjetesën.

E teksa çifti po shijon ditët e tyre më të mira, kurioziteti i të gjithëve është i fokusuar te çdo dalje publike apo qoftë edhe një foto e re nga ata.

Advertisement

Por këtë herë do ju njohim me ushqimet që çifti preferon të shtrohen në tryezën e ngrënies.

Vera e kuqe duket se ka bashkuar edhe më fort shpirtrat e të dashuruarve duke e klasifikuar atë si pijen më të dashur. Armina pëlqen shumë sushin dhe specat e mbushur ndërsa Shkëlzeni është më i fokusuar tek prodhimet e detit. Showgirl-i shqiptar është dhe një amvisë shumë e mirë.

“Ka qëlluar shpesh t`i gatuaj Shkëlzenit spageti dhe gazpacho (supë me perime që shërbehet e ftohtë)” – citon për shije.al 24 vjeçarja.

“E gatuaj shumë mirë dhe jam bërë eksperte në përgatitjen e saj, tani kam më shumë arsye se kurrë” – përfundon duke buzëqeshur ajo.

Shkëlzeni preferon edhe bizelet të gatuara në mënyra të ndryshme, por nuk duron dot turlitë ndërsa Armina nuk pëlqen tavën e kosit.

Sa i takon ëmbëlsirave, sufleja me çokollatë dhe akullore është ëmbëlsira që unifikon shijet e çiftit.
Frutat e preferuara të Arminës janë fiku, qershitë dhe shalqiu, ndërsa Shkëlzeni preferon pjeshkën dhe shegën.