Dashi: Dashuria: Pa e kuptuar jeni duke futur më tepër se një tension në çift. Bëni kujdes pasi edhe nëse relata është e konsoliduar mund të ketë ndonjë problem. Për personat singëll nuk ka më justifikime: Duhet “përballuar” pretendenti.

Puna: Këtë javë do të keni aksese edhe liri të mëdha në punë. Do të duhet vetëm të zgjidhni një problem ekonomik e të sqaroni gjithashtu ato çështje që kanë mbetur pezull. Është java më e mirë për të bërë ato gjëra që nuk keni mundur deri më tani.

Advertisement

Ashendenti me fat: Peshorja

Fati: 5 Yje

Demi: Dashuria: Gjatë kësaj jave xhelozia do t’ju turbullojë bindshëm edhe pse në zemrën tuaj e dini mjaft mirë se nuk keni as edhe një arsye për t’a përjetuar këtë ndjenjë. Situatë jo pozitive për beqarët. Historitë që mund të lindin në këtë periudhë nuk do të zgjasin.

Puna: Në sferën profesionale keni dikë që po ju ngatërron idetë dhe po ngadalëson rikthimin tuaj në punë. Nxirrni të gjithë ambicjet brenda vetes sepse gjatë këtyre ditëve yjet dëshirojnë t’ju kënaqin dhe dhurojnë këmbënguljen për të ndjekur objektivat tuaj.

Ashendenti me fat: Binjakët

Fati: 1 Yll

Binjakët: Dashuria: Jeni të sigurt që dëshironi të çoni me tutje këtë situatë që po zvarritet prej shumë kohësh? Gjatë këtyre ditëve një ndarje mund të përjetohet në mënyrë pozitive. Me sa duket jeni lodhur së luftuari për ata që tregojnë pak interes për ju. Singëll? Të çmendur. Këshilla: mos u bëni shumë agresivë.

Puna: Periudhë me tension të lartë. Fajin për këtë e ka një ndryshim që keni bërë kohët e fundit. Gjatë këtyre ditëve do të arrini të gjeni idenë e duhur për të përballuar çdo problem. Në fund të fundit gjithçka do të zgjidhet më së miri në favorin tuaj.

Ashendenti me fat: Peshqit

Fati: 3 Yje

Gaforrja: Dashuria: Beqarët do të duhet të përballen e të guxojnë dhe do të shpërblehen nga një qetësi shpirtërore dhe afektive. Edhe pse erosi vazhdon të jetë i kënaqshëm është një periudhë revizioni për çiftet në krizë. Nuk ka më rrugë të mesme. O brenda, o jashtë.

Puna: Më në fund do të pranoni se në punë gjërat nuk shkonin dhe aq mirë. Do të jetë më e thjeshtë për ju t’i vendosni kapakun sidomos disa situatave të pakëndshme. Gjatë këtyre ditëve do të merrni më në fund vendime të rëndësishme. Kurajo!

Ashendenti me fat: Dashi

Fati: 2 Yje

Luani: Dashuria: Personat singëll do të nxjerrin në pah pasionin dhe përkushtimin për të gjetur shpirtin binjak. Gjatë këtyre ditëve për këtë shenjë do të jetë e thjeshtë të flitet për dashurinë. Për çiftet do të ketë të reja në horizont. Disa situata gjatë kësaj jave do të modifikohen për mirë ose për keq.

Puna: Keni kohë që ndjeni nevojën të ndryshoni diçka në sferën profesionale. Prespektivat në punë gjatë kësaj periudhe duken fitimprurëse dhe të shkëlqyera. Gjithashtu edhe aspiratat që keni nuk do të jenë të këqija ndaj mbajini aty.

Ashendenti me fat: Bricjapi

Fati: 4 Yje

Virgjëresha: Dashuria: Gjatë kësaj jave nuk do të jeni në sintoni me ndjenjat. Jeni në çift dhe partneri nuk po tregon interes për nevojat tuaja? Mos bëni polemika por thuajani me sinqeritet. Beqarët nuk po dinë si të gjejnë fillin e bisedës sentimentale.

Puna: Javë me hope. Gjithsesi kjo është një përiudhë shumë impenjative në sferën profesionale sepse në horizont shfaqen përgjegjësi të reja. Gjëja pozitive është që projektet dhe objektivat janë të qarta.

Ashendenti me fat: Ujori

Fati: 3 Yje

Peshorja: Dashuria: Nëse jeni në çift, yjet kërkojnë nga ju vëmendje maksimale ndaj lidhjes. Skenat e xhelozisë dhe nervozizmit duhen mbajtur nën kontroll. Beqarët do të jenë një miks interesant i parrezistueshëm joshjeje, karizme, tërheqjeje e sharmi.

Puna: Të konsoliduar nga ditët e kaluara do të dini të përballeni me pengesat e sektorit tuaj profesional. Nuk ka të ardhura pozitive ekonomike, mbani mend se kush investon sot duhet të presë disa muaj për të parë benefitet.

Ashendenti me fat: Shigjetari

Fati: 2 Yje

Akrepi: Dashuria: Jeni singëll? Dashuria për pak do të trokasë në derën tuaj. Mundohuni të mos ju kapë në befasi. Nëse jeni në çift, kujtimet e një eksi do t’ju krijojnë disa probleme gjatë kësaj jave. Mos vini në diskutim gjendjen tuaj aktuale.

Puna: Java në punë do të shkojë shumë mirë. Do të rezultojë e lehtë dhe e shpejtë më shumë se zakonisht. Yjet do t’ju japin intuitën e duhur profesionale. Gjatë këtyre ditëve keni nevojë për më shumë para për të kënaqur disa teka.

Ashendenti me fat:

Fati: 4 Yje

Shigjetari:  Dashuria: Erosi, ndjenja dhe jeta në çift janë  qendra e botës suaj. Kini kujdes nga historitë që sapo kanë nisur. Duhen jetuar pa impenjim. Beqarët janë në kërkim të personave gjithnjë e më të veçantë. Nuk kënaqen kurrë. Bëhuni më pak kërkues se përndryshe do të mbeteni beqarë të stazhonuar.

Puna: Në këtë periudhë po mbërrijnë disa përgjigje jetëdhënëse. Bëhuni gati se në bazë të këtyre propozimeve do të mund të ndërmerrni rrugëtime të ndryshme profesionale. Parashikohen shpenzime, kujtoni që paratë duhet t’i administroni me më tepër kujdes.

Ashendenti me fat: Demi

Fati: 3 Yje

Bricjapi: Dashuria: Historitë e vjetra nuk u interesojnë beqarëve, por gjatë këtyre ditëve nuk përjashtohet ndonjë rimendim. Të papritura. Deklarata dashurie dhe kthime nga e shkuara. Kush është në çift ndihet disi i luhatur dhe duhet të rigjejë busullën e orientimit.

Puna: Nuk do të arrini t’i jetësoni ato ndryshime të rëndësishme që do të donit të nisnit në të ardhmen tuaj. Nëse vazhdoni të prisni momentin e duhur nuk do të vijë. Mundohuni të jeni më konkretë! Tani! Carpe Diem!

Ashendenti me fat: Virgjëresha

Fati: 4 Yje

Ujori: Dashuria: Jeni të lumtur në çift, por keni nevojë të jetoni emocione të reja? Një udhëtim romantik mund t’ju ndihmojë. Të qenurit singëll mund të jetë kritike për ju. Mund të dekurajojë pretendentët. Bëhuni më të disponueshëm.

Puna: Gjatë këtyre ditëve mund të gjeni idenë e duhur për të kapërcyer një problem në punë ose do të gjendeni në pozitën e duhur për të bërë kontakte të reja. Keni shumë situata në zhvillim. Mundohuni t’i bëni të gjitha me racionalitet, qetësi dhe këmbë të ngulura mirë në tokë.

Ashendenti me fat: Akrepi

Fati: 3 Yje

Peshqit: Dashuria: Gjatë këtyre ditëve do të jetë e rëndësishme t’i jepni hapësirën e duhur dashurive të reja. Ato të vjetrat nuk ju japin më asgjë. Nëse ju pëlqen dikush por s’jeni të bindur për ndjenjat, mos shkatërroni gjithçka duke ja thënë menjeherë. Kini durim pasi do të ketë një moment më të mirë për t’u deklaruar.

Puna: Java do të nisë me pretendimet e duhura për pafundësinë. Disa turbullira emotive do ju shkaktojnë mendime të gabuara apo të çuditshme që nuk do të dini t’i intepretoni mirë. Do të gjendeni nën efektin breshkë. Kurohuni me pak ginseng.

Ashendenti me fat: Gaforrja

Fati: 1 Yll