Dëshironi që garderobës tuaj ti shtoni edhe cizmet mbi gju?
Edhe pse duket si një stil i vështirë për tu përvetësuar, asgjë nuk është e pamundur!
Cizmet mbi gju po njohin një famë të madhe në vitet e fundit, falë cizmeve “Highland” dhe “Loëland” të Stuart ëeitzman, të cilat po i veshin të gjithë yjet e Hollyëood-it.
Frymëzimi: Julia Roberts në filmin Pretty ëoman.
Edhe pse këto lloj cizmesh mund të duken shumë të guximshme, futja e tyre në garderobën e përditshme nuk është aq e vështirë. Kur vesh cizmet mbi gju, duhet të luash me siluetën.
1. Bëni kujdes me gjatësinë e këmbëve
Kur të zgjidhni takën e cizmes, kini parasysh gjatësinë e këmbëve. Takat janë perfekte për një femër me forma të plota sepse i jep gjatësi këmbës, ndërsa versioni pa takë është i duhuri për një femër me këmbë të gjata.
2. Mendoni për proporcionet
Stili duhet gjithnjë të jetë i balancuar. Cizmet mbi gju mund të vishen me një pulovër të gjerë, në mënyrë që pamja juaj të jetë edhe sexy.
3. Kombinojini me xhaketë, për një stil më casual
Nëse dëshironi ti vishni me xhinse, ju nevojitet një xhaketë. Cizmet mbi gju mund të vishen edhe me një xhaketë lëkure ose edhe me një xhaketë serioze të kombinuar me një bluzë të thjeshtë brenda.

Advertisement