Në numrin e vet të fundit që përmban lakuriqësi, revista Playboy ka vendosur të risjellë Pamela Anderson.
Revista ka zbuluar kopertinën e saj për numrin e muajit Janar.
Ky numër do të jetë i fundit që do të përmbajë lakuriqësi.
Seti fotografik është realizuar nga Ellen von Unwerth, ndërsa ylli i Bayëatch shfaqet topless në kopertinë me një varëse që lexon “SEX”.
Anderson është shfaqur për herë të parë në kopertinën e kësaj reviste në Tetor të 1989, ndërsa kjo, është kopertina e saj e 14-të për këtë revistë.
Playboy ka njoftuar se duke nisur nga Marsi 2016 do të kthehet në një revistë pa përmbajtje lakuriqësie.