Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar këtë të martë mbajtjen fillimmuajin e ardhshëm të një proteste kundër qeverisë për gjendjen e rëndë ekonomike ku e ka futur vendin.
Në një takim me banorët e Vaut të Dejës, Basha ka deklaruar se partia e drejtuar prej tij synon ta shohë me realizëm gjendjen ekonomike, ndryshe nga qeveria që sipas tij e mbulon me propagandë.
“Qëlimi ynë është të regjistrojmë gjendjen ekonomike. Duam të njihemi me hallet tuaja dhe të gjejmë rrugëdaljen. Asnjë propagandë televizive s’mund të fshehë gjendjen e qytetarëve”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se, koha e kësaj qeverie ka mbaruar ndaj ka ftuar të gjithë që më 8 dhjetor të mblidhen në Tiranë për një protestë.
“Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha.