Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga sociologët e universitetit të Montrealit në Kanada. Janë intervistuar 11 mijë persona për të parë sjelljen e tyre në 12 muajt e fundit dhe është analizuar konsumimi i alkoolit nga këndvështrimi kulturor e biologjik. Studimi është publikuar në revistën “Addiction” dhe tregon se përdoruesit sporadikë rrallë konsumojnë më shumë se dy gota gjatë një rasti të vetëm, ndërsa për ata që e kanë zakon konsumimin e alkoolit risku për të ekzagjeruar është më i shpeshtë. Konsumi konstant në fakt bën që të rritet toleranca e në raste të veçanta të konsumohet më tepër alkool për të ndjerë ndryshimin. Në përgjithësi në shumë vende alkooli është i lidhur me periudhat e pushimit, në fakt ata pijnë më shumë gjatë fundjavës. Por kur konsumohet alkool edhe një herë gjatë javës, atëherë mundësitë për të konsumuar mbi limitet në nje rast të vetëm (5 gota ose më tepër) rriten ndjeshëm.