Kapriçot e femijëve të famshëm

Vogëlushja Suri, ha vetëm dhe ekskluzivisht me shkopat kinezë. Vogëlushja më e njohur në botë, refuzon të përdorë thikë e piru në tavolinë. “Surit nuk i pëlqen të hajë me servis tjetër. Gjatë drekës së fundit në “Pain Quotidien”, nuk donte të hante as paninen dhe as makaronat pa shkopinjtë e saj kinezë”,- ka treguar një burim. Katie Holmes tashmë e ka zakon mbajtjen e disa palëve shkopinj kinezë në çantë, për t’u siguruar që Suri do të hajë ushqimin. Kjo është e vetmja mënyrë që e bën vogëlushen të hajë. Mgjth trashëgimtarja e Tom Cruise nuk është ë vetmja me kaprico në tavolinë. Zuma, vogëlushi 9 muajsh i Gwen Stefani dhe Gavin Rosdale, ha vetëm me një lugë që ka një diamant e ka kushtuar 4 000 $, dhuratë nga grupi No Doubt.

Advertisement