Kështu të jesh celebritet jo vetëm që të bën të marrësh dhurata ekskluzive, por edhe ftesa për në festat më cool, me prezencën e meshkujve më të bukur dhe të bësh shumë shopping pa e vrarë mendjen për totalin e parave të shpenzuara. Këtyre shtojini dhe dhuratat ekskluzive nga stilistët më të mëdhenj, si bluzat në fjalë të cilat s’mund t’i ketë askush tjetër në botë. Kështu kjo bluzë shumë e lezetshme me vija, në stil marinari me logon e Channel përpara u mësua të ishte një t-shirt i dizenjuar ekskluzivisht nga Karl Lagerfeld për VIP-at me rastin e Krishtlindjeve. Gjithsesi mikesha të dashura mos u dekurajoni. Vërtetë nuk mund t’i kemi dot këto bluze me logon e Channel, por n’a mbeten gjithsesi bluzat me vija në stil marinari që edhe këtë vit janë super në modë.