Policia e Tiranës ka njoftuar shoqërimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të cilët dyshohet se i kanë dërguar një e-mail kërcënues ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së të shtunës dhe përmbajtja e tij nuk lidhet me ideologjinë e këtyre grupeve komuniste, por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.
“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazh.