E bindur në një fitore të thellë të së djathtës Topalli tha se ndryshe nga të majtët, kjo qeveri është duke mbajtur premtimet e dhëna. “Fitorja e 28 qershorit do të jetë si fitorja e 92-shit. Dua ti them kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga momenti që nuk ke pranuar për tu futur në listën e deputetëve, ti je çuar për të ikur. Nga momenti që përçmon të varfrin, ti je çuar për të ikur. Nga momenti që nuk beson tek të rinjtë, ti je çuar për të ikur. Nga momenti që i thua studentëve që nuk i njeh diplomat e tyre, ti je çuar për të ikur”- u shpreh Jozefina Topalli.