Chris Martin: Jam i lumtur që jam gjallë

Friday, December 5, 2025

Chris Martin ka folur për herë të parë në publik pas një viti nga ndarja me aktoren Gwyneth Paltrow.

Ai ka treguar se nuk e ka përjetuar aspak mirë distancën nga ish-bashkëshortja, por tani ndihet i lumtur që është gjallë.

Në një intervistë për radio show-n australian “Rove & Sam”, 38-vjeçari ka thënë se pas divorcit ndihej më i dobët.

Disa vite me parë ndihesha në një vend të ulët të jetës sime, i dobët dhe konfuz për çdo gjë. Më pas miqtë e mi më sugjeruan të lexoja një libër interesant dhe disa poema. Këto më bënë të ndryshoj gradualisht dhe të jem i lumtur që dola i gjallë nga kjo, ka thënë këngëtari i Coldplay.

SourceTv Klan
RELATED ARTICLES
- Advertisment -