Scherzinger: Dua të martohem dhe të kem fëmijë

Arkiv

Nicole Scherzinger nuk ka hequr dorë së kërkuari dashurinë pas dështimit të marrëdhënies së saj 8-vjeçare me Lewis Hamilton.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se po pret me padurim të martohet dhe të krijojë një familje.

Advertisement

“Përfundimisht dua të martohem dhe të kem fëmijë. Kështu ndihem momentalisht”, ka thënë ajo.

Pavarësisht se akoma nuk janë zbuluar arsyet e vërteta të ndarjes nga ylli i Formula 1, Nicole tregon se vazhdon të jetë e fortë dhe të mendojë pozitivisht për të ardhmen.