Yjet në premierën e James Bond

Pas disa muajsh pritje është shfaqur premiera botërore e filmit të radhës të agjentit 007, “Spectre”, në një event gala të mbajtur në Royal Albert Hall të Londës.

Daniel Craig, aktori i gjashtë që luan rolin e agjentit më të dashur në botë, James Bond, u shfaq në tapetin e kuq tepër elegant krah dy kolegeve, aktoret, Lea Seydoux dhe Monica Bellucci.

Advertisement

Në premierën e filmit të 24 të James Bond ishin të pranishëm edhe Duka dhe Dukesha e Cambridge, William dhe Kate, sëbashku me Princin Harry, si dhe shumë emra të njohur të botës së artit.